Pas masakrës zgjedhore, vendi mbushet me kanabis! Shefi i krimeve merr 100 euro për çdo rrënjë hashashi

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qyetari, cili shkruan se, shefi i Krimeve në policinë e Përmetit merr 100 euro për çdo rrënjë hashashi të mbjellë në këtë zonë.

Sipas një denoncimi të publikuar në Facebook-un e Berishës, shefi I krimeve të Përmetit është i lidhur me bandat e drogës në zonën Ballaban, Pavar, Bubs edhe kufi me Skraparin, në Vendresh të 3 edhe në Mican e Senican.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Denoncon shefin e krimeve

se merr 100 euro per rrenje hashashi.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Jam nje qytetar Nga Permeti ish efektiv policie. Dua te bej nje denoncim pasi kam besim te plote te ju. Shefi I krimeve te Permetit esht lidhur me bandat e droges ne zonen Ballaban,Pavar,Bubs, edhe kufi me Skraparin ne Vendresh te 3 edhe ne Mican e Senican . Shefi ju ka marr kultivuesve nga 100 euro per rrenje. Edhe inspectori I zones se Ballabanit quhet Durim edhe eshte I implikuar me kete pune ,urdheruesi eshte shefi I krimeve Shpetim Hakashi. Ju lutem mund ta beni publike por emrin tim anonim . Ne zonen e Permetit po behet nami. Anonim ju lutem

Artikulli paraprakLind ERTV 2/ Gramoz Ruçi “kyç” fjalën e lirë, Kuvendi u mbyll dyert gazetarëve
Artikulli tjetërPresidenti reagon për ngjarjet kriminale në vend: Dëshmi e paaftësisë së Policisë së Shtetit