Kush loboi kundër Berishës: Në “blacklist” e SHBA për shkak të kundërshtimit të ndryshimit të kufijve të Kosovës,

Ish-kryeministri Sali Berisha pohoi këtë të Premte se qëndrimi i tij kundër projektit të shkëmbimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës është arsyeja e shpalljes së tij “non grata”.

Në emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha deklaroi se kur projekti i shkëmbimit të territoreve që sipas tij ishte i dëmshën për Kosovën nuk u realizua, Rama dhe Soros u hakmorën duke lobuar kundër tij dhe më tej erdhi shpallja “non grata”.

Berisha tha se vendimi i DASH është bazuar në shpifjet e “lobimit korruptiv Rama-Soros” që kanë keqinformuar Sekretarin Amerikan, Anthony Blinken.
Në krye të intervistës, Berisha komentoi deklaratat e Ramës për të para vendimit të djegies së mandateve nga opozita.
“Sali ta qaj hallin me mesazhin që ke marrë, e kapërcen dot oqeanin?… Shiko vizën e kuqe që të ndan ty”, shprehej Rama nga Kuvendi.

Lidhur me deklaratën, Berisha u shpreh: “Kur ai e tha, nuk e dija. Absolutisht jo! S’kisha marrë mesazh nga askush. Mora vesh më pas që behej fjalë për përfshirjen time në listën e zezë me pretekstin se kisha bërë konspiracion kundër politikës së jashtme të SHBA për Kosovën. Qesha kur e dëgjova se kjo s’mund të ishte. Ligji amerikan termin konspiracion e përdor dhe ndaj qytetarëve të vetë për probleme me jashtë, por unë s’isha qytetar amerikan. Por su morra asnjë sekondë me këtë se unë mbrojtja interesin kombëtar, një pikëpamje që mendoja se ishte interesi i shqiptarëve dhe sot këtë qëndrim do mbaja pavarësisht se e dija se ai proces për shkak të tradhtisë së Ramës dhe Thaçit mori dheun dhe arriti deri në administratën më të lartë të Trump dhe u përqafua dhe nga miq të mi. Lobimi ishte i fuqishëm i Ramës, Soros dhe Thaçit për të përqafuar idenë e ndryshimit të kufijve. U lobua jo vetëm te diplomatët, por dhe te ‘think-tanket’ që kanë ndikim në opinionbërje. Kundërshtimi im u prit me një zemërim të thellë deri në urrejtje, por unë e kisha jo kundër dikut por në interes të kombit tim”.

“Unë nuk mund të pranoja pazaret që bënte Rama me Thaçin dhe Baton Shtaniçiçin në shërbim të Vuçiçit që për mua është një kriminel lufte. Ai u tha serbëve që Millosheviçi ishte politikan i madh, por bëri gabime”, shtoi ish-kryeministri.

“Meqë su realizua marrëveshja, Bolton iku dhe pse s’ka pasur qëndrime të favorshme për Kosovën, Rama me Soros kaluan në aspektin tjetër: ca ti bëjnë këtij. Se kisha menduar se mund të arrinin në një vendim të bazuar në shpifje”, u shpreh ai.

Berisha mohoi çdo përfshirje të mundshme të tij dhe familjarëve të tij në paligjshmëri. “Mbaj përgjegjësi për çdo veprim të fëmijëve të mi”, tha ai.

Ai po ashtu hodhi poshtë edhe akuzat e tjera që përmenden në deklaratën e DASH për shpalljen e tij “non grata”.

Artikulli paraprakGropa septike e 25 prillit vetëm sa është hapur, fundi është larg!
Artikulli tjetërBerisha: Do të rivendos dinjitetin tim, ndaj meje janë hedhur bomba e breshëri, nuk largohem!