Kushtetuesja rrëzon vendimin e Qeverisë për shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dhe shfuqizuar vendimin e Qeverisë për shkarkimin e kryetarit demokrat të bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.

Kushtetuesja ka dalë në konkluzionin se është shkelur e drejta e Zef Hilës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar.

Shkarkimi i Hilës u firmos nga kryeministri Edi Rama në qershor 2019, pas djegies së KZAZ-së në Bushat, pas hedhjes së bombave molotov dhe plagosjes së tre punonjësve të Policisë, sipas njofitmit të kësaj të fundit.

Vetë Hila atëherë u paraqit dhe në Polici duke thënë se nuk kishte dijeni çfarë mund të ishte planifikuar në KZAZ-në e Vaut të Dejës, por dinte vetëm se do të organizohej një protestë paqesore.

Më 27 qershor 2019, Policia njoftoi se “rreth orës 20:00 janë grumbulluar 200 – 250 simpatizantë të PD-së tek KZAZ nr.6 e cila është ngritur pranë një shkolle në Bushat, Vau i Dejës. Gjatë protestës ata kanë sulmuar KZAZ duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta. Për pasojë janë plagosur 3 punonjës policie të Komisariatit Vau Dejës, që ishin në shërbim”.

1 9

Artikulli paraprakDrejt diktaturës
Artikulli tjetërRama sulmon krerët e Bashkimit Europian për mosçeljen e negociatave