Yuri Kim: Të dënohen autorët e krimeve zgjedhore

Ambasadorja Yuri Kim, dhe prokurori i përgjithshëm Olsian Çela dhanë një prononcim për mediat nga Pogradeci, në mbështetje të viktimave të dhunës.

Diplomatja amerikane theksoi rolin e koordinatorëve në Reformën në Drejtësi, duke anashkaluar pyetjen mbi shkarkimin e presidentit Ilir Meta, dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese në këtë çështje.

“Sikurse e tha Olsian Çela jemi këtu për tu takuar me 3 nga koordinatorët e viktimave, Korçë, Elbasan dhe Pogradec. Koordinatorët luajnë një rol të rëndësishëm për reformën në drejtësi. Donim të shihnim si po shkonin dhe çfarë mund të bëjmë për të ofruar më shumë mbështetje.

Prokurori dhe unë folëm për të vazhduarit me ndjekjen e krimeve zgjedhore. Në rastet kur ka krime viktimat duhet të marrin atë që u përket dhe shkelësit duhet të dënohen. Folëm edhe për rëndësinë që ka ruajtja e këtij roli të prokurorëve”, tha Yuri Kim.

E pyetur mbi çështje të nxehta politike si shkarkimi i Metës nga posti, Yuri Kim anashkaloi pyetjen. “Sot doja të fokusohesha vetëm te drejtësia dhe koordinatorët e viktimave”, deklaroi ajo.

Artikulli paraprakYuri Kim: Prokuroria të hetojë krimet zgjedhore, shkelësit duhet të dënohen
Artikulli tjetërGrabiten 7 shtëpi në Bërxullë, qytetarët bëjnë roje në rrugë, reagon Berisha: Narkoshteti është i tyre!