Nga Flamur VEZAJ
Në Shqipëri nuk është surprizë të katapultosh njerëz të afërm e të njohur në administratën publike! Por ky problem tashmë është bërë i rëndomtë edhe në sistemin e drejtësisë! Në emërimet e sekretareve gjyqësore, por edhe për regjistrimin në Shkollën e Magjistraturës për prokurorë e gjyqtare!
Pak ditë më parë vura në dukje me emra konkret se si asistentet e zyrave të avokative të profesorëve të shkollës së Magjistraturës fitojnë këtë shkollë, fëmijët e të larguarve nga Vetingu e zyrtare të mazhorancës! Praktikë që ka nis që në kohën e Sokol Sadushit në Shkollën e Magjistraturës dhe që vazhdon edhe tani ku në krye të kësaj shkolle është Arben Rakipi!
Por sot, po ju jap dy raste, një punësim, që dyshojë se është bërë me procedurë fiktive, për detyrën e sekretares në Gjykatën e Lartë të drejtuar nga Sadushi dhe si sekretarja gjyqësore (personale) e bashkëshortes se Sadushit (gjyqtare në Apel) fiton shkollën e Magjistraturës!
Mos u çudisni, ndodh që bashkëshortja për shkak të xhelozisë apo arsyeve të tjera, punëson të besuar të saj pranë institucionit ku bashkëshorti është titullar! Ose punësojnë të besuarit e tyre! Njëra prej këtyre, ka ndodhur edhe në Gjykatën e Lartë ku Sadushi ka hap procedurën e konkurrimit për dy vende të lira si sekretare gjyqësore!
Aty kishin konkurruar 10 persona, por çuditërisht njëra nga fitueset është shtetasja Rexhina Kaci që rezulton se ka punuar si sekretare gjyqësore ku Edlira Petri (bashkëshortja e Sadushit) është në treshen gjykuese të Apelit! Pra sekretarja e treshes së gjyqtarëve në Apel ku është edhe Petri, fiton konkursin në Gjykatën e Lartë për sekretare pranë zyrës së Sadushit!
Ndoshta e ka merituar, por shumë rastësi duket!!! Por ajo që nuk me duket vetëm rastësi, është fakti se sekretarja personale e bashkëshortes së Sadushit, shtetasja Iva Bregasi fiton konkursin e Shkollës së Magjistraturës për periudhën 2021-2022! Edhe kjo mund ta meritojë, por duket shumë e rastësishme që sekretarja e personale e bashkëshortes se Sadushit, (ish-drejtorit të Shkollës) fiton shkollën për gjyqtare/prokurore, ndërsa tjetra katapultohet sekretare në Gjykatën e Lartë, të dyja brenda dy muajve!
Ndërsa vitin e kaluar u pranuan në Shkollën e Magjistraturës edhe 4 sekretare të tjera gjyqësore të Gjykatës së Apelit, ku bashkëshortja e Sadushit është gjyqtare! Pra, për të bërë karrierë në drejtësi, dyshoj se duhet të kalosh ose të punosh për llogari të çiftit Sadushi!
Se harrova, ju kujtohet kandidatja e mazhorancës për në Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsi që u betua te noteri, kishte gjetur punë si shefe kabineti po pranë Gjykatës së Lartë qe drejtohet nga i ‘pavaruri’ politik Sokol Sadushi!
P.S. Fotot që provojnë këtë që thash!
#DrejtesiaNukEshteKapur#
#JaveTeMbareMiq#