Tjetër vrasje, ekzekutohet 45-vjeçari në Peqin

Një tjetër vrasje ndodhi mëngjesin e sotëm. Këta radhë në Peqin. 45-vjeçari Ylber Xhahysa mbeti i vrarë me armë zjarri tip pistoletë për motive banale.

Autori i vrasjes është shtetasi Leonard Bashalliu, ndërkohë që ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Burimet bëjnë me dije se, autori dhe viktima ishin miq me njeri-tjetrin dhe 44-vjeçari Xhahysa kishte shkuar mëngjesin e sotëm pranë banesës së 36-vjeçarit Bashaliu në fshatin Gjoçaj ku dyshohet se ka ndodhur dhe konflikti për motive të dobëta.

Mësohet se ngjarja e ka pasur zanafillën 5 vite më parë, ku viktima i kishte gërvishur mjetin autorit, dhe kjo është bërë shkak që konflikti të përsëritet.

“U zumë kot. Para 5 vitesh më ka qëlluar me grusht pasi më gërvishti makinën, dhe sot filloi debati e përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit”, ka deklaruar autori i ngjarjes.

Gjithashtu mësohet se Bashalliu ishte një person problematik, dhe vazhdimisht pretendonte se ishte ”i forti” i fshatit, duke nxitur përplasje me banorët e tjerë të zonës.

Sipas Policisë autori u lokalizua pas ngjarjes dhe u arrestua, ndërsa me vete iu gjet dhe arma e krimit.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërKërkesa e PD për përjashtimin e 7 gjyqtarëve për zgjedhjet, Kolegji gjykon veten. PD: Akt i paprecedentë!