Mbappe: Dua të kem një karrierë si Ronaldo

Kylian Mbappe dëshiron të shkruajë emrin e tij në librat e historisë së futbollit.

Idhulli i tij gjithmonë ka qenë Cristiano Ronaldo dhe shpreson që të ketë një karrierë sado pak si 36-vjeçari portugez.

Mbappe 3

Mbappe është rritur duke shijuar magjitë dhe golat e Cristiano Ronaldos.

Ylli francez është përballur disa herë me legjendën portugeze, për të cilin ka vetëm admirim, vlerësim që e konfirmon në prononcimin e dhënë për “SportBild”.

lg.php?bannerid=30&campaignid=3&zoneid=43&loc=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fmbappe dua te kem nje karriere si ronaldo ende smund te krahasohem me

mbappee

Kam qenë një fëmijë plot me ëndrra, doja të kisha një karrierë si Cristiano Ronaldo. Kur ai zbret në fushë, ia del t’i bëjë të lumtur të gjithë ata që e shohin duke luajtur. Cris e bën një gjë të tillë prej 15 vitesh”, deklaroi Mbappe.

Unë mendoj se të gjithë tifozët e futbollit e duan Ronaldon. A jam aq i mirë sa ai? Jo, Cristiano ka shkuar historinë e kësaj loje, ndërsa unë ka vetëm pesë vite që luaj në nivele të larta, kështu që ende nuk mund të krahasohem me të”.

Për mua është gjithashtu çështje respekti. Ai ka bërë kaq shumë për futbollin dhe nuk është koha për të bërë krahasime. Ka pak lojtarë si Ronaldo, unë kam mësuar shumë gjëra vetëm duke e parë si luan”.

A dua të lë shenjën time si ai? Sigurisht, ky është motivi pse luaj futboll. Dua të përhap gëzim te tifozët në të gjithë botën. Dua të bëj një gjë të tillë duke fituar trofe”.

Mbappe, vetëm 22-vjeçar, tashmë numëron 163 gola në karrierë për klube si profesionist, në 243 paraqitje. Numri i shënimeve rritet edhe më shumë nëse ia shtojmë edhe 17 që ka realizuar me Francën në 44 paraqitje.

Ai dëshiron që të thyejë rekorde siç kanë thyer Cristinao Ronaldo dhe Lionel Messi dhe ka zëra se do ta bëjë këtë me fanellën e bardhë, me fanellën e Real Madridit që e ka objektiv sulmuesin tash ë një kohë të gjatë.

Artikulli paraprakUEFA merr vendimin e papritur ndaj Juventus, Real Madrid dhe Barcelonës
Artikulli tjetërBardhi: Ajo që ka ndodhur më 25 prill, nuk është vullneti i shumicës së shqiptarëve