Berisha kujton 22 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Nga Sali BERISHA

Liria e Kosovës sot mbush 20 vjet!

Miq, si sot 22 vjet me pare me 12 qershor te vitit 1999 trupat e Aleances se Atllantikut te Veriut pas nje beteje ajrore tre mujore, me e madhja e Aleances ne historine e saj kunder Serbise se Sllobodan Millosheviç, hyne si forca çlirimtare dhe perzune nga Kosova trupat pushtuese serbe.

Keshtu me 12 qershor te vitit 1999 qytetaret e Kosoves pas pothuaj nje shekulli pushtimi te eger dhe barbar kenduan dhe ata kengen e Lirise.

Qytetaret Kosoves fituan lirine e tyre sepse ata qendruan gjithnje te pammposhtur dhe te udhehequr me urtesi, vizion dhe vendosmeri nga arqitekti i Kosoves se lire dhe te pavarur Dr Ibrahim Rugova, u bashkuan ne resistencen paqesore me te fuqishme kunder pushtuesit serb, ndertuan ne kushtet e pushtimit me te eger shtetin e tyre paralel me rregjimin e pushtuesve dhe shnderruan çeshtjen e tyre te drejte ne nje çeshtje te Aleances se Atllantikut te Veriut.

Kosova u be e lire sepse qytetaret e saj luftuan me arme ne dore, me trimeri dhe heroizem pushtuesit e eger dhe shenuan ne kete lufte me komandantin legjendar Adem Jashari kulme epike te heroizmit, sakrifices mbinjerezore.

Ne te gjitha perpjekjet e qytetareve te Kosoves per liri, pavaresi dhe dinjitet kombetar Shqiperia e çliruar nga diktatura staliniste e Enver Hoxhes qendroi ne anen e saj dhe luajti nje rol te pazevendesueshem.

22 vite me pare qytetaret e Kosoves u ngriten si Fenksi nga hiri dhe shkrumbi i luftes dhe barbarive Serbe dhe ndertuan dhe po ndertojne Kosoven e te ardhmes europiane, faktor i rendesishem paqe, stabiliteti, bashkepunimi ne rajon.

Por edhe sot pas 22 vitesh, ne rrugen e lirise Kosoven e ndjek fantazma e Serbise se Madhe dhe bashkepunimi kunder saj i Zografit Bis me serbomadhin Vuçiç.

Por Zografi Bis dhe padroni i tij Vuçiç i pret fati i Enver Hoxhes dhe Sllobodan Millisheviçit kurse Kosoven dhe qytetaret e saj integrimi i pashmangeshem ne NATO dhe BE si e ardhmja me e ndritur qe meritojne.

Ndaj ju ftoj te dashur miq qe kete dite historike per qytetaret e Kosoves dhe mbare kombin shqiptar, le te shprehim ne mirenjohjen tone te pakufishme ndaj Aleances se Atllantikut te Veriut dhe te gjithe atyre luftetare te lirise qe me gjakun dhe sakrificat e tyre bene te mundur çlirimin e Kosoves dhe te urojme perzemersisht qytetaret e dhe autoritetet e saj per suksese me te medha ne ndertimin dhe konsolidimin e Kosoves se lire demokratike te begate, te integruar ne NATO dhe BE. sb

Artikulli paraprakRonaldo: Lutemi për Eriksen, bota e futbollit është bërë bashkë
Artikulli tjetërBasha rikonfirmohet në krye të PD, do të udhëheqë betejën kundër regjimit