Elon Musk ka thënë se Tesla do të rifillojë lejimin e transaksioneve me Bitcoin, atëherë kur minatorët e kritpovalutave të përdorin më shumë energji të ripërtërishme.
Miliarderi me anë të një shkrimi në Twitter tha se ai besonte që kriptovaluta ka një të ardhme premtuese, por nuk mund të jetë me kosto të madhe për mjedisin.
“Kur të ketë konfirmim të përdorimit të arsyeshëm (~50 për qind) të energjisë së pastër nga minatorët me prirje pozitive në të ardhmen, Tesla do të rifillojë lejimin e transaksioneve me Bitcoin”, tha Musk, përcjell Telegrafi.
Kohë më parë, ai kishte njoftuar se Tesla nuk do të pranonte më Bitcoinin për blerjet e makinave, duke përmendur shqetësime mjedisore të krijuara gjatë për një ndryshim të shpejtë të pozicionit të kompanisë në kriptovalutë.
Mirëpo, gjatë muajit shkurt, Tesla zbuloi se kishte blerë 1.5 miliard dollarë Bitcoin dhe do ta pranonte atë si një formë pagese për makinat.
Musk gjithashtu tha se Tesla shiti rreth 10 për qind të zotërimeve të saj për të konfirmuar se Bitcoin mund të likuidohej lehtësisht pa lëvizur në treg.
Energjia e përdorur vetëm për të prodhuar Bitcoin është ekuivalente me gjurmën vjetore të karbonit në Argjentinë.