Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Milano të Italisë pasi u kap me kokainë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, i cili ende nuk është identifikuar, u përpoq të trafikojë 1 kilogram kokainë, e donte t’i shpënte arrestimit, raportojnë mediat e huaja.
Ai u pikas nga uniformat blu rreth orës 15:00. Ata e kishin vënë nën mbikëqyrje prej disa kohësh për shkak të lëvizjeve të tij të dyshimta.
Shqiptari filloi të vraponte dhe rrugës hodhi qesen e kokainës. Arratisja e shqiptarit zgjati vetëm pak minuta, sepse u kap nga policia.