Franca e ka fituar ndeshjen derbi të xhiros së parë të grupeve në Euro 2020 ndaj Gjermanisë. “Gjelat” triumfuan minimalisht 1:0 ndaj Gjermanisë falë një autogoli të shënuar.
Pas një aksioni mirë të ndërtuar nga Franca, Hummels në tentim për ta larguar topin e dërgoi atë në portën e vet në minutën e 20-të ndeshjes.
Në pjesë të parë ndodhi një incident interesant. Në një moment, Rudigeri u pa duke e kafshuar Pogban gjatë ndeshjes.
Me këtë fitore, Franca shkon në vendin e dytë me tri pikë, aq sa ka edhe Portugalia në vendin e parë. Gjermania mbetet e treta pa pikë, njëjtë sikur Hungaria.
Did Rudiger really just BITE Pogba!? 🤔 pic.twitter.com/cSQP1Mc7K0
— Roman Kemp (@romankemp) June 15, 2021