PS merr në mbrojtje kryebashkiakun e dënuar me burg

Partia Socialiste ka marrë në mbrojtje kryebashkiakët e saj, të cilët edhe pse të dënuar për krime të ndryshme vijojnë detyrën. Zëvendësi i Ramës, Erion Braçe ka marrë në mbrojtje publikisht kryetarin socialist të Bashkisë së Mallakastrës për të cilin e Prokuroria gjeti prova se ka qënë i dënuar në Greqi me 3 vite burg.

Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut socialist Qerim Ismailaj, i cili rezulton se ka qenë i dënuar në Greqi, por këtë fakt e ka fshehur në formularin e dekriminalizmit në kohën kur kandidoi.

Hetimi për Ismailaj erdhi pas akuzave të bërë nga Partia Demokratike, ku më pas KQZ i kërkoi Prokurorisë që të verifikonte nëse ai ishte i dënuar. Pas kryerjes së hetimeve Ismailja rezultoi se ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit. Ndërsa së fundmi Erion Braçe, i del në krah Ismailajt, duke thënë se në Greqi është dënuar se ka kërkuar rrogën e tij tek pronari grek.

Braçe thotë se Ismailaj është dënuar pa qenë në dijeni, ndërsa shton se ai ka qenë punëtor krahu në Greqi dhe vetëm ka kërkuar rrogën me forcë.

“Tani vëreni veten në lëkurën e një punëtori në ndërtim në Greqi që rropatet dhe i mohojnë rrogën, merrni fryme dy herë e kujtoni edhe familjarë tuaj që e kanë bërë e vuajtur këtë hall atje poshtë, në ishuj!”, shkruan Braçe mes të tjerash.

Artikulli paraprakSergio Ramos largohet pas 16 vitesh nga Real Madridi
Artikulli tjetërShqipëria me numrin më të lartë të rënies së popullsisë në moshë pune