Gattuso largohet nga Fiorentina pas vetëm dy javëve të marrëveshjes

Fiorentina ka njoftuar se është pajtuar me trajnerin Gennaro Gattuson për ta prishur marrëveshje e arritur vetëm dy javë më parë.

Fiorentina dhe Gennaro Gattuso i kanë ndarë rrugët vetëm dy javë pasi u bashkuan, që nënkupton se ish-trajneri i Milanit dhe Napolit nuk do ta udhëheqë Fiorentinën nga sezoni i ri siç pritej.

Thashethemet se Gattuso nuk kishte gjetur gjuhë të përbashkët me drejtuesit e klubit u konfirmuan të enjten nga vetë klubi i Firencës, i cili e konfirmoi largimin e ish-mesfushorit italian.

Gattuso dhe drejtuesit kishin mospajtime të mëdha rreth transferimit të lojtarëve, sipas mediave italiane, dhe kjo çoi deri të ndarja mes tyre.

Në një njoftim në uebsajtin e vet, Fiorentina shkroi: “ACF Fiorentina dhe Rino Gattuso kanë vendosur të mos e zbatojnë marrëveshjen, pra mos ta fillojnë sezonin e ri së bashku”.

“Klubi do ta nisë menjëherë punën për ta gjetur një trajner të ri i cili do ta udhëheqë Violën drejt rezultateve që Fiorentina dhe qyteti i Firencës i meritojnë”, thuhet tutje në njoftim.

Artikulli paraprakShqipëria me numrin më të lartë të rënies së popullsisë në moshë pune
Artikulli tjetërKanabisi lulëzon në të gjithë vendin, Berisha publikon videon e qytetarit që falenderon Ramën