Deputeti i zgjedhur PD në Qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati ka reaguar ashpër ndaj emërimin të ushtarit të listës Doshi në Shkodër si drejtor në një post të rëndësishëm shtetëror.
Bushati shkruan në një postim në Facebook se, “ky nuk është as shpërblimi i parë, por as i fundit për masakren zgjedhore, ku pasi e majmi me lekë nga taksat e shqiptarëve, sot Rama po i jep Tom Doshit edhe pjesë nga torta e pushtetit të hajnisë”
Postimi i plotë i Helidon Bushatit
Sot u ri-zyrtarizua haptas ortakëria mes Rames dhe Doshit ne kurriz të Shkodres. Emërimi i ushtarit të listës Doshi në Shkodër si drejtor në një post kyç nuk është as shpërblimi i parë, por as i fundit për masakren zgjedhore. Pasi e majmi me lekë nga taksat e shqiptarëve, sot Rama po i jep Tom Doshit edhe pjesë nga torta e pushtetit të hajnisë.
Edi Rama e ka ngritur gjithçka mbi mashtrim dhe vjedhje. Mashtroi shqiptarët dhe ndërkombëtarët se me Doshin nuk do të qeveriste, po me Doshët vodhi shqiptarët me 25 Prill.
Emërimi i sotshëm është vetëm preludi i qeverisjes kriminale të Shtatorit dhe fytyra e vërtetë e zgjedhjeve të 25 Prillit.
Shkodra nuk mund të jetë peng i këtij kulti kriminal që si qëllim ka vjedhjen, vjedhjen dhe asgjë tjetër.