Një shpërthim tritoli ka tronditur mesnatën e mbrëmshme zonën në rrugën Lezhë – Milot. Një sasi lënde plasësë ka shpërthyer në mobilerinë me pronar Defrim Ajazin.
Njoftimi i plotë i policisë
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 20.06.2021, rreth 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot,, në mobilerinë në pronësi të shtetasit D.A., banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.