#YOUARECREDINS3/ Mundësia fantastike për çdo student të sapo diplomuar

Banka Credins lançon për të tretin vit programin #YOUARECREDINS3, një mundësi fantastike për çdo student të sapo diplomuar në degët: Ekonomi, Informatikë, Drejtësi dhe Gazetari ekonomike. Edukimi është mundësia më e mire qe i jepet kujtdo nga ne për t’idhënë brezit të ri një dhuratë të pazëvendësueshme, pasi nëpërmjet edukimit, ne zhvillohemi si shoqëri edhe ecim përpara gjithnjë e më tëavancuar. Këtë synojmë te arrijmë ne Credins bank nëpërmjet ketij programi.

Programi #YOUARECREDINS u ofron shumë të rinjve të talentuar mundësinë për të mësuar më shumë informacione mbi industrinë bankare si dhe të avancojnë ne sektorin specifik në të cilin janë te interesuar. Ky program është një ndërthurje shumë e mirëe teorisë dhe praktikës nga mentorët më të mirë të Credins Bank dhe nga trajnues të jashtëm të mirënjohur të cilët do kontribuojnë në edukimin dhe aftësitë profesionale që i duhet një punonjësi të ri për të filluar karrierën e tyrenë një nga institucionet financiare më të mira në vend. Pas një trajnimi disa mujor, studentëve më të talentuar do t’i ofrohet mundësia e punësimit në Credins Bank, sot një nga 2 bankat më të mëdha në tregun bankar Shqiptar.

Credins bank ka në fokus të vazhdueshëm edukimin dhe punësimin e brezit të ardhshëm si dhe t’i mbështesëata në ëndrrat, karrierën dhe talentet e tyre. Jemi të bindur se duke u dhënë mundësitë e duhura të rinjve sot do të jemi dëshmitarëtë një të ardhmeje më të bukur, më inovative edhe më të avancuar. Duam t’a ofrojmë këtë mundësi tek sa më shumë të rinj, ndaj pas suksesit të hapjes sëbankëstonë në Kosovë, këtë vit kemi vendosur të gjendemi edhe aty me #YOUARECREDINS1. Në këtë mënyrë zbulojmë akoma dhe më shumë talente dhe të rinj me aftësi të veçanta e plot ambicie që do t’i bashkohen kësaj iniciative të re dhe të bukur në Kosovë.

Do të jetë njëinvestimshume i mirë për këdo qëështë i/e apasionuar ndaj sektorit bankar, ndaj ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë deri me datë 10 Korrik 2021 tek faqja zyrtare e Credins bank.

Jemi të bindur se kjo iniciativë do të vazhdojë të ketë impaktin e saj pozitiv jo vetëm tek bankierët e së ardhmes por dhe në shoqërinë shqiptare. Krenarë për punën qe kemi nisur me të rinjtë sepse besojmë ne suksesin dhe potencialin e tyre.

Banka Credinsoperon prej më shumë se 18 vitesh në tregun bankar shqiptar. Sot është një nga 2 bankat kryesore në treg përsa i takon totalit të portofolit të kredisë dhe totalit të depozitave dhe aseteve. E krijuar në Mars 2003 si banka e parë me kapital shqiptar, Credins vazhdon ti qëndrojë besnike misionit të saj për të qënë zgjedhja numër një për shqiptarët dhe hapësirën shqipfolëse. Më shumë se 360,000 klientë kanë ndërtuar një marrëdhënie të konsoliduar me bankën Credins për shumë shërbime e produkte bankare të cilat mbulojnë 360° nevojat e tyre. Banka Credins numëron 57 degë me shtrirje në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë dhe mbi 950 punonjës.

Prej vitesh, Banka Credins ndjek një politikë aktive të përgjegjësisë sociale, duke mbështetur mjaft nisma në fushën e arsimit, shëndetësisë, mjedisit, inovacionit, luftës ndaj varfërisë etj., me një kontribut thelbësor në zhvillimin e komunitetit.

youarecredins 2

Artikulli paraprakKorrupsioni i qeverisë së Ramës në nivele tronditëse, reagon Berisha: Nga një rekord i zi në një tjetër rekord të zi!
Artikulli tjetërKush është Vladimir Putin?