Aksidenti tragjik në aksin Vlorë-Levan ndodhi rreth orës 08:20 të mëngjesit të sotëm në afërsi të fshatit Panaja në vendin e quajtur ‘Kripa’.
Mjeti luksoz tip ‘Audi’ i cili po lëvizte me shpejtësi tepër të lartë në drejtim të Vlorës, ka goditur nga mbrapa një automjet tip Toyota me targa greke, në të cilin po udhëtonin 4 anëtare të një familjeje.
Goditja e fortë ka bërë daljen e mjetit Toyoyta nga rruga dhe vdekjen e anëtarëve të familjes Gushi nga Patosi
Anëtarët e kësaj familjeje që kanë ndërruar jetë janë: Eduart Gushi, 44 vjeç, bashkëshortja e tij Silvana Gushi, 33 vjeçe, si dhe fëmijët e mitur Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.
Ndërkohë në ‘Audi-n’ që i përplasi nga mbrapa udhëtonin 3 të rinj, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, por të tre jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.