Rama mbërrin në Vlorë për t’i dhënë Lelit goditjen e fundit

Edi Rama ka mbërritur paraditen e kësaj të premte në qytetin e Vlorës, i shoqëruar nga disa ministra të qeverisë.

Burime bëjnë me dije se, Rama shoqerohet nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ajo e Infrasstrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku si dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi, ndërkohë që në axhendën e takimeve do të jetë dhe ai me rektorët e universiteteve në të gjithë vendin.

Mësohet se Rama do të ketë një takim edhe me asamblenë socialiste të Vlorës, ku padyshim pjesë e diskutimit do të jetë dhe përplasja e vazhdueshme me kryebashkiakun Dritan Leli.

Ky i fundit, që pas refuzimit për të lënë karrigen e kryebashkiakut, është vazhdimisht shënjestër e sulmeve të socialistëve, të cilët po përpiqen me çdo kusht që ta largojnë nga detyra, ose më së pakti tia bëjnë aq të vështirë sa të mos përjashtojë opsionin e dorëheqjes.

Nuk dihet nëse vizita e Ramës do të vërë pikat mbi i të kësaj përplasje, që duhet thënë ditëve të fundit është intesifikuar, me kërkesat e njëpasnjëshme të këshilltarëve bashkiakë, për ti bërë një gjyq publik Lelit, ndërsa ky i fundit i është shmangur me pretendimin e pandemisë, dhe ndalimit të mbledhjeve fizike me shumë persona.

Artikulli paraprakNdahet nga jeta aktivistja e njohur, Ajtanga Lubonja
Artikulli tjetërPas denoncimit të PD, tërhiqet kandidati i Doshit, Alibeaj: Po zëvendësohet një ushtar i krimit me një tjetër ushtar të krimit