Komentatori Sportiv, Kosta Grillo është kërcënuar me jetë mbrëmjen e së premtes.
Në një intervistë për Syri Tv, Grilloi akuzoi ish drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi, se qëndron pas kësaj telefonate.
Grillo është kërcënuar me jetë për shkak të një shkrimi që ka publikuar në rrjetin social facebook.
Grillo bëri me dije se për kërcënimin që mori mbrëmjen e së premtes i është drejtuar edhe Policisë, aty ku ka treguar bisedën, e cila ka zgjatur për 3 minuta.
Komentatori sportiv, Kosta Grillo akuzon ish drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi se e ka larguar pa të drejtë nga puna në vitin 2018.