Nga Amar LUMI
Dritan, drita e Partisë, na tha se fajin e ka Voltana. Po ç‘faj, o i mjerë? Ja e more edhe Voltanën. Ja e dogje në turrën e druve shtrigën! Ja e more edhe Këshillin e Shkodrës! Çfarë do bësh pastaj? Do kthesh menjëherë “Pesë heronjtë e Vigut“ dhe do betonizosh gjithë Liqenin e Shkodrës.
Për nga shtatlartësia Partia do të të bëjë heroin e gjashtë të Vigut, por aman, na e thuaj, t’u bëfshim rixha, me urdhër Partie i ke këto akuzat, apo i bën vetë?
Që të kuptohemi, mendësi rojeje ke. Babai jot na ruante nga armiku i jashtëm. Vrau e preu në emër të armikut të jashtëm me devotshmërinë më të madhe ndaj Partisë. Ta paksa lënë trashëgim zanatin e rojes me ç’duket. Vetëm se ti po na ruan nga armiku i brendshëm, se ju ka lënë ca takati nga brezi në brez. La babai pushkën e ti gjasme more penën. Vetëm se në të dyja rastet e përdor kundër shqiptarëve për të mbrojtur Enverin dhe Ramën.
Kur shkruanim se duhet protestuar, ti banalizoje me ca gjetje fshatarekse ato rrahjet e policëve nëpër rrugë.
Kur kapeshin avionët me drogë, gjeje ca raste banale sërish dhe nga apologjia ngjaje vetë si kërcell hashashi 200 centimetër plot kundërmim.
Gjithnjë më vjen çudi: a keni qendër që ju jep direktiva, a e bën vetë?
Se na përmend nëpër statuse shpeshherë disa shtegtarë që kanë kaluar këndej. Sot kishe sjellë në vëmendje një udhëtare. Ka qenë koha kur kolonizimi ishte në modë. Ajo na shihte si majmunë. Duke e përmendur kujton se po bën ndonjë gjë të madhe, Dritan? Ah, i mjerë! Ti ke shpëtuar nga ky kopësht zoologjik se je bërë roje kopështi, dhe mendon njësoj si ata kriminelët që tregojnë filmat nëpër kampet e përqëndrimit në Poloni e Siberi.
Sa i mjerë që je! Kujton se na e hodhe se je bërë roje si yt at! Dritan, o drita e Partisë, kuptoje se je dordoleci që tremb çdokënd që kalon këtej. Ty të kanë parë ata në shekullin e shkuar. Panë gjyshin tënd që vidhte kësulën e vet dhe e quante heroizëm. Pastaj panë babanë tënd që vriste me pistoletë. Tani të shohin ty si dordolec.