Rama: Vijën bregdetare do ta administroj vetë

Vija bregdetare shqiptare nuk do të administrohet më nga bashkitë. Lajmin e bën të diutr kryministri i vendit Edi Rama, i cili deklaron se në vjeshtë do të kalojë ligji i ri në Kuvend që u heq bashkive administrimin e vijës bregdetare.

Përmes një postimi në Facebook shefi i qeverisë thotë se pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund.

“Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund.

Beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektoriateve qendrore, qysh nga fillimkorriku, po ndikon në përmirësimin situatës, por nuk mjafton.

Nē vjeshtë në Kuvend, LIGJI I RI pēr mbrojtjen dhe administrimin e Vijës Bregdetare nga shteti.

Kjo pasuri kombëtare i takon POPULLIT dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët qē nuk lëshojnë kuponat, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve.

ZeroTolerancë ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes Deri në Fund dhe në çdo drejtim”, ka shkruar Rama.

Artikulli paraprakJanë çmendur, borxhi rritet në 1 miliardë euro, përtej çdo përcaktimi ligjor dhe të FMN
Artikulli tjetërShteti tashmë ka rënë! Kryeministri duhet të dorëhiqet!