5 shtetet ku mund të udhëtoni pa vaksina dhe pa teste

Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë.

Tirana International Airport njoftoi se as testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

Gjithashtu duhet plotësuar Formularin i Kontrollit Shëndetësor (FCS), të cilin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

Nëse 14 ditët e fundit keni vizituar vende të tjera përpara udhëtimit në Spanjë, ju duhet patjeter PCR i 48 orëve të fundit, vaksinat e miratuara nga EMA apo OBSH, apo vërtetim i autoriteteve shëndetësore që e keni kaluar Covid 19.

Pak ditë më parë Wizz Air njoftoi se filloi fluturimet direkte nga Tirana drejt Barcelonës. Biletat më të lira janë në nëntor, në rreth 30 euro një drejtim.

5 shtete heqin kufizimet

Ka arritur në pesë numri i shteteve në Europë që kanë hequr kushtet për testin, apo vërtetimin e vaksinimit.

Vendet që nuk kërkojnë test apo vaksinë për pasaportat shqiptare deri tani janë:

-Spanja

-Austria

-Hollanda

-Belgjika

-Zvicra.

Artikulli paraprakStudimi: Të rinjtë amerikanë nuk pranojnë të vaksinohen
Artikulli tjetërBasha nga Brukseli: Kemi një mbështetje të madhe nga PPE sepse kjo betejë po bëhet për demokracinë