Zjarri në Malin e Tomorrit rrezikon Parkun Kombëtar

Zjarri në kurorën me pisha në Malin e Tomorrit vazhdon Që prej orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme. Bëhet e ditur se, zjarri është vbënë qëllimisht nga persobna të panjohur për policinë.

Mjetet zjarrëfikëse e kanë të pamundur futjen në zonë për shkak të terrenir tê vështirë dhe kjo ka bërë që zjarri të marë përmasa të mëdha,duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha në zemër të Malit të Tomorrit.

Bashkia e Poliçanit ka kërkuar ndërhyrjen e mjeteve nga ajri për të shuar flakët,ndërkohë që shumë forca zjarrëfikësish dhe policie kanë shkuar në këmbë drejt zonës për ta neutraluzuar zjarrin me mjete rrethanore.

Mësohet se deri më tani kanë ardhur dy herë mjete nga ajri për shuarjen e flakëve por zjarri është duke përparuar drejt Parkut Kombëtar.

Mësohet se zjarri ka rënë fillimisht në zonën e sipërme të fshatit Lybeshë dhe më pas është shtrirë drejt pyllit me pisha në Malin e Tomorrit. Burimet policore dyshojnë se kemi të bëjmë me një zjarrëvënie të qëllimshme për hapjen e kullotave të reja dhe janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve

Artikulli paraprakPas Velipojës dhe Drimadhës, luftë për shezlongjet e plazhit edhe në Ksamil
Artikulli tjetërGjykata e Vlorës reagon pas sulmit të ministrit Çuçi: Kush e kërkoi arrestin e shtëpisë për Edison Begajn?