Lionel Messi ka shkëlqyer me dy gola dhe një asist kundër Bolevisë sonte, për ta mposhtur këtë Kombëtare në Coppa America dhe marrë pozitën e parë në Grupin A. Papu Gomez shënoi golin e parë për Argjentinën, mandej Messi shënoi dy gola kurse Lautaro Martinez shënoi golin e fundit. Edhe Bolivia shënuan një gol me anë të Saavedras, që doli të jetë goli i nderit
Argjentina e Lionel Messi ka fituar Grupin A të Coppa America pa asnjë humbje derisa Lionel Messi ka shkëlqyer.
Argjentina shumë shpejt kaloi në epërsi. Messi do të bënte një asist fenomenal me parabolë ku do ta gjente shumë mirë Papu Gomezin i cili shënoi gol qysh në minutën e 5-të.
Messi do të shtohej në listën e golashënuesve vetë në minutën e 33-të ku do të shënonte gol nga penalltia.
Sergio Aguero do të luante rolin e asistuesit në golin më të mirë të kësaj ndeshje të cilin e shënoi përsëri Messi. Aguero e nxjerr vetëm Messi para portierit e ku ky i fundit shënon për epërsinë 0-3 në pjesën e parë në minutën e 42-të të ndeshjes.
Pjesa e dytë filloi më mirë për Bolivinë, të cilët po kërkonin që të riktheheshin në lojë. Kështu, ata do të shënon gol me anë të Saavedrasë në minutën e 60-të, një gol që bëri që ata të besojnë në rikthim.
Por, shpresat e tyre do të veniteshin kur në minutën e 65-të gol do të shënonte edhe sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, gol ky që doli të jetë edhe goli i rezultatit përfundimtar të këtij takimi.
Me këtë fitore Argjentina fiton grupin A të Coppa America derisa në çerekfinale pritet që të përballet me Ekuadorin.
Në ndeshjen tjetër, Uruguai ka mposhtur me rezultat 1-0 Paraguain, një gol që u shënuan nga Edinson Cavani. Kjo fitore i siguron vendin e dytë Urguait me 7 pikë e ku në çerekfinale pritet të përballet me Kolumbinë kurse Paraguai me Ekuadorin.
Në anën tjetër, Kili do të luajë me Brazilin pasi që përfundoi Grupin A në vendin e katër.