Shkumbini “pushtohet” nga mbeturinat në kulmin e sezonit turistik

Lumi Shkumbin “pushtohet” nga mbeturinat në kulmin e sezonit turistik. Banorët e zonave përreth gjejnë mënyrën më të shkurter, por më të gabuar duke i hedhur mbetjet në shtratin e lumit. Ata justifikohen me faktin se bashkia nuk ka sjellë kontinierë në zonat e tyre ndaj skanë zgjidhje tjetër.

Nga ana e tij inspektoriati i mjedisit thuajse ka qënë inekzistentë në terren. Nëse marrim parasysh faktin se këto ujëra të ndotur përfundojnë në det nga ku vijon sezoni i plazhit situata është edhe me shqetësuese.

Janë të shumtë qytetarët të cilët kanë zgjedhur të pushojnë në plazhet e Shqipërisë, kjo është një situatë alarmante duke parë se rrezikohet që këto mbetje të përfundojnë deri në det.

Janë zhvilluar disa herë fushata sensibilizuese të cilat kanë pasur si qëllim të ulin nivelin e ndotjes në këtë zonë që është shumë e rëndësishme. Një pjesë e lumit Shkumbin ppërdoret edhe si plazh nga banorët të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në plazhe.

Artikulli paraprakBasha: Donald Rumsfeld, një kampion i lirisë!
Artikulli tjetërTregtarët e Durrësit ngrihen në protestë