Kush është arbitri “gangster” që do të drejtojë ndeshjen Belgjikë-Itali

Slloveni Slavko Vincic do të jetë arbitri i sfidës së vlefshme për çerekfinalet e “Euro 2020” mes Belgjikës dhe Italisë, ndeshje e parashikuar për mbrëmjen e nesërme në orën 21:00 në “Allianz Arena”.

Në maj të vitit 2020 arbitri slloven që ka ka drejtuar ndeshje në Champions e Europa League, u kap në flagrancë dhe u arrestua në një vilë në Bijeljina në Bosnje Hercegovinë së bashku me 9 femra dhe 25 burra me dyshimin për përfshirje në një rrjet prostitucioni.

Gjatë aksionit blitz, policia lokale ka sekuestruar kokainë e armë bën të ditur e përditshmja kroate 24Sata.Në të vërtetë arbitri nuk ishte i përfshirë dhe u shpreh që ndodhej në momentin e gabuar në vendin e gabuar.

“U ftova në një festë pas një takimi biznesi, shpjegoi në atë kohë për një të përditshme kroate, por nuk i njihja ata persona. Ia shpjegova policisë dhe më lejuan menjëherë të kthehesha në shtëpi”.

Artikulli paraprakVideo/ Shikoni si dëfrehet policia duke lidhur në shkallë një qytetar të dehur!
Artikulli tjetërNë 2020 asnjë trafikant i dënuar/ DASH: Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush standardet minimale kundër trafikimit