Deklarata e fortë: Dako dhe mafia e inceneratorëve, pas djegies së plehrave në Durrës

Prej disa ditësh qyteti i Durrësit është mbuluar i tëri nga tymi i flakëve të mbetjeve që digjen rrugëve, për shkak se Bashkia e Durrësit nuk I pastron këto mbetje. Por pse kjo situatë dhe kush fshihet pas këtij skandali?

Ish kandidati per kreun e PS-se Durres, Ardit Kërtusha, aktualisht lektor i shkencave politike i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me gazetaren Armela Ferko, tha se pas kësaj situate nuk fshihet askush tjetër përveçse mafia e plehrave e lidhur me inceneretorët, duke përmendur edhe emrin e ish-kryetarit të Bashkisë, Vangjush Dako.

‘Është një situatë e përsëritur çdo fillim sezoni. Një situatë që ishte edhe gjatë pandemisë por nuk mori vëmendjen e duhur për shkak të vemendjes që kishim njerëzit dhe të frustimit të situatës pandemike. Por kësaj radhe shikojmë një gjendje skandaloze. E kam thënë edhe në shkrimet e mia që kjo është mafia e plehrave. Nuk është një situatë e zakonshme.

Dhe kjo situatë është për qytetin e Durrësit që ka hapur sezonin turistik dhe një sezon turistik në mes të pasigurisë, plehrave, infeksioneve.

Qyteti i Durrësit sinjifikohet në çdo lagje të qytetit nga aromat që përcjell.

Vollga ka aromën e ujrave të zeza. Stacioni i parë i plazhit ka aromën e peshkut që derdhin restorantet. Spitali ka aromën e mbetjeve spitalore.

Sot që kaluam kishte kosha me garza, me serume, me shiringa, sepse nuk ka një ndarje të mbetjeve.

Kur qytetet e tjera të rajonit i selektojnë në burim, ne shikojmë një qytet që ka abuzuar me këtë ndërrmarrje të plehrave për 30 vite.

Ëshgë një ndërrmarrje e qytetit e cila është përdorur nga klika e këtij qyteti më në krye z. Dako.

Është një ndërrmarrje që nuk bën gjë tjetër vetëm se i shërben kësaj klike, dhe në vendimin e fundit të Këshillit Bashkkiak shikojmë që kjo ndërrmarrje është ndarë ngë Gjelbërimi dhe quhet ndërrmarrja e Pastrimit.

Kjo është bërë për të vetmen arsyer për privatizimin e saj dhe dhënien me konceison të kësaj ndërrmarrje.

Kjo është e njëjta strategji me çështjen e inceneratorëve sepse mbetjet janë furnizuesi i inceneratorëve.

Sot, sepse situata e kriminalitetit në qytetin e Durrësit ka ndryshuar. Sepse kjo klikë me në krye Vangjush Dakon e ka vënë këtë qytet në shërbim të të fortëve.

Në këto momente, opinionit publik, i është orvatuar në treg idea se Sharra nuk na pranon mbetjet tona dhe është ngritur çmimi.

Nuk është muhabet Sharre ky. Ky është muhabet që janë interesat ekonomikë të këtyre personave që po e çojnë Durrësin në këtë skandal. Kjo është llokma e fundit që po i merret qytetit të Durrësit.’

Artikulli paraprakNë 2020 asnjë trafikant i dënuar/ DASH: Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush standardet minimale kundër trafikimit
Artikulli tjetërJuventusi e konfirmon: Cristiano Ronaldo nuk do të largohet