Kurti kundër Minishengenit të Ramës: Nuk duhet të largohemi nga Bashkimi Europian!

Për Kosovën, minishengeni është një iniciativë pa vizion për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Albin Kurti teksa foli në  Forumin e Prespës, ku ishte i pranishëm edhe Edi Rama u shpreh se nuk duhet ta dalim jashtë axhendës së Bashkimit Evropian.

Kurti deklaroi ndër të tjera se pakënaqësia me BE nuk duhet të instrumentalizohet nga vende që nuk e duan NATO-n apo e mbështesin Federatën e Rusisë.

‘Ajo që nuk duhet të bëjmë është që t’i ikim përgjegjësive tona me veprime që krijojnë konfuzione dhe i japin mundësi palëve të tjera që ti shfrytëzojnë.

Kështu është edhe ideja e Minishengenit, e cila është një iniciativë që nuk ka vizion për rajonin dhe si të tilla Kosova e refuzon ashpër dhe i inkurajon të gjithë të kthehemi në axhenden e BE.

Pakënaqësia me BE nuk duhet të instrumentalizohet nga vende që nuk e duan NATO-n apo e mbështesin Federatën e Rusisë.

Në Tiranë në takimin e 6 vendeve nga Ballkani Perëndimor propozova një kornizë e cila sjell progres për të gjithë’, tha Albin Kurti.

Artikulli paraprakBerisha denoncoi që në vitin 2017 dy truprojat e Tahirit për trafik droge
Artikulli tjetërBasha reagon pas sulmit të Ramës ndaj BE: Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin te BE!