Kush është prokurori shqiptar i arrestuar si i përfshirë në rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës

Mes zyrtarëve të arrestuar në operacionin ndërkombëtar të trafikut të drogës janë 5 efektivë policie dhe një prokuror. Sipas News24 bëhet fjalë për prokurorin Maksim Sota, i cili është në arrest shtëpie.

Sota ka qenë kandidat për në SPAK dhe në korrik 2019 u intervistua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si kandidat i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, por u skualifikua që në fazën e parë.

Prokurori Maksim Sota e ka nisur detyrën në Prokurorinë e Vlorës dhe ka qenë drejtues i kësaj prokurorie për disa vite.

OPERACIONI
Operacioni po zhvillohet në disa shtete përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi, Spanjën dhe Italine.

Hetimet kanë nisur që në 2018 ku është kapur një ngarkesë me drogë dhe madje ka pasur edhe persona të arrestuar dhe 4 prej tyre janë bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe kanë dhënë detaje për antimafien italiane.

Nga hetuesit shqiptarë dhe ata italiane behet e ditur se është zbuluar një rrjet i drogës në të gjithë hallkat e zinxhirit të tij. Hetimet janë thelluar më tej edhe në pastrimin e parave.

Mes të arrestuarve ka edhe zyrtarë shqiptarë, kryesisht punonjës policie që kanë bërë të mundur lehtësimin e këtij trafiku.

Në total janë lëshuar 38 urdhër arreste, 10 prej të cilëve janë arrestuar më parë dhe ata ndodhen në Itali.

Ndërkohë edhe personat e arrestuar në Mal të Zi dhe në Spanjë janë kryesisht shqiptarë.

Artikulli paraprakBasha reagon pas sulmit të Ramës ndaj BE: Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin te BE!
Artikulli tjetërCelibashi amniston të dënuarin me tre vite burg për të drejtuar Mallakastrën