Proteinat janë të rëndësishme për ta stimuluar metabolizmin dhe për të ndihmuar zhvillimin e muskujve, mirëpo nëse merrni shumë proteina, do të vini re shenja të caktuara
Për personat e shëndetshëm, rekomandohet të konsumojnë 0.8 gramë proteina për kilogram të peshës trupore.
Kjo përqindje e marrjes së proteinave ndryshon nga mosha dhe rritet me kalimin e moshës, por marrja e tepruar e proteinave mund të shkaktojë probleme shëndetësore.
Nëse vëreni shtim në peshë pa ndonjë arsye, kontrolloni sa proteina po merrni, transmeton Telegrafi.
Është e mundur të shtoni peshë edhe kur shmangni ushqimin e shpejtë dhe ëmbëlsirat, ndërsa shkaku mund të jenë proteinat që gjithashtu përmbajnë kalori.
Konsumimi i ushqimeve të pasura me proteina kërkon më shumë konsumim të ujit.
Proteinat e tepërta mund të shkaktojnë dehidrim, por edhe mund të keni nevojë të urinoni më shpesh.
Rritja e nivelit të kolesterinës mund të jetë e lidhur me sasi tepër të mëdha të proteinave në trup, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe letargjik.
Marrja e tepërt e proteinave mund të rezultojë në kapsllëk. Kur hani shumë ushqim të pasur me proteina, trupi juaj merr më pak fibra.
Të gjithë e dimë që fibrat janë të nevojshme për tretje të mirë, kështu që nëse ky është rasti juaj, ndryshoni dietën tuaj.
Shumica e studimeve sugjerojnë se 1.6 – 2.2 gram proteinë për kilogram të peshës trupore janë të mjaftueshme për muskujt nëse jeni aktiv.