Vendet në zhvillim dhe veçanërisht eksportuesit e naftës e produkteve të tjera që po preken nga çmimet e ulëta do të kenë më shumë probleme për të rikthyer rritjen, derisa të kenë diversifikuar bazën e tyre të eksporteve, një proces ky që pritet të marrë kohë. Fondi Monetar Ndërkombëtar në rishikimin e prillit të ecurisë ekonomike globale e ka mbajtur të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2016 në 3.4%. Në 2017-n rritja pritet të përshpejtohet në 3.8%. Nga shtetet e rajonit, për vitin 2016 rritjen më të lartë pritet ta ketë Mal i Zi me 4.7%, i ndjekur nga Maqedonia me 3.6%, më pas vijnë Shqipëria dhe Kosova me nga 3.4% dhe Bosnja me 3%. Serbia pritet të vijojë më zgjerimin më të ulët, prej 1.8%. Sipas tabelave të raportit, për 2015-n rritja për Shqipërinë pritet 2.6%, nga 2.7% që ishte në parashikimin e tetorit dhe në linjë me publikimin e fundit të INSTAT për një zgjerim prej 2.62%. Edhe në afatin e gjatë, rritja e Shqipërisë pritet të jetë e ngadaltë, duke u ulur lehtë parashikimi nga 4.2% në 4.1% (periudha 2020-2021). I gjithë rajoni në fakt pritet të zgjerohet edhe në afatin e gjatë me 3-4%, duke shënuar kështu një normalitet të ri, me rritje shumë më të ulët se 8-10% që u panë përpara vitit 2008. Për Shqipërinë, inflacioni pritet të vijojë i ulët, nën 3% për periudhën 2016-2017, përkatësisht me 2.2% dhe 2.7%, duke qenë poshtë objektivit të shënjestruar prej 3% të Bankës së Shqipërisë. Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bilancin e llogarisë korente më të lartin në rajon, përkatësisht me -12.7% dhe -16.5% të prodhimit të brendshëm bruto. Vendet e varura nga eksportet e naftës do rimëkëmben më ngadalë. Raporti thekson se vendet në zhvillim dhe veçanërisht eksportuesit e naftës e produkteve të tjera që po preken nga çmimet e ulëta do të kenë më shumë probleme për të rikthyer rritjen, derisa të kenë diversifikuar bazën e tyre të eksporteve, një proces ky që pritet të marrë kohë. Shqipëria është një shembull tipik i këtij rasti, ku nga shitja e naftës e mineraleve janë siguruar deri në një të tretën e eksporteve (shënim i Monitor). FMN paralajmëron që tregjet në zhvillim mund të shohin një rritje të mëtejshme të stresit, duke reflektuar gjithashtu dobësitë e brendshme. Për shembull, një valë tjetër zhvlerësimi kursi këmbimi mund të përkeqësojë më tej bilancet e koorporatave, dhe një rënie e fortë në flukset hyrëse të kapitalit mund të çojë në një ndrydhje të shpejtë të kërkesës. Rritja globale në 2016 pritet 3.2% Parashikimi bazë për rritjen globale në 2016-n është për një zgjerim modest prej 3.2%, përgjithëssht në linjë me vitin e kaluar dhe me një rishikim në ulje prej 0.2 pikë përqindjeje në raport me rishikimin e janarit 2016. Rimëkëmbja pritet të forcohet në 2017 dhe më tej, teksa kushtet në ekonomitë e stresuara do të fillojnë të normalizohen gradualisht. Por, pasiguritë janë rritur dhe rreziqet e skenarreve për rritje më të dobët po bëhen më të prekshme. FMN rekomandon që konjuktura e brishtë rritur urgjencën për një reagim të gjerë të politikave për të nxitur rritjen dhe për të menaxhuar dobësitë.
Kryesore
Continue to the category‘Gjatë qeverisjes së tij janë larguar 600 mijë qytetarë’/ Lapardhaja: Edi...
I ftuar në Report Tv, analisti Namir Lapardhaja u shpreh se Edi Rama është eksportuesi më i madh i shqiptarëve nëpër botë.
Deklaratën Lapardhaja e...