Zgjedhja e kreut të ri të AMA, reagon Ambasada britanike: Duhet transparencë dhe kandidatë të pavarur!

Pas Bashkimit Europian dhe OSBE, edhe Ambasada Britanike në Tiranë, ka reaguar lidhur me nismën e mazhorancës së Kryeministrit Edi Rama, për të votuar kreun e ri të AMA.

Në reagimin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar thuhet se “ka ndjekur procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA)”.

“Autoritetet rregullatore të mediave kanë një rol kritik në përforcimin e standardeve, integritetit dhe pavarësisë së mediave.

Procedurat transparente janë thelbësore për të siguruar besimin e publikut dhe të të gjithë aktorëve të medias te rregullat, ligji dhe autoritetet publike.

Sot theksojmë thirrjen e partnerëve ndërkombëtarë për të garantuar profesionalizmin e AMA-s përmes zgjedhjes së kandidatëve të pavarur në strukturat drejtuese të institucionit”, theksohet në deklaratë.

Artikulli paraprakPresidenti i Haitit vritet ne shtëpinë e tij
Artikulli tjetërNdalni testimet partiake të mësuesve!