Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë.
Të pranishëm në sallë ishin 89 deputetë, ku të gjithë votuan pro miratim të rezolutës.
Ndryshe, rezoluta dënon ashpër gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut.
Pika numër e rezolutës konstaton dhe pranon se, pas pushtimit të Srebrenicës nga forcat ushtarake të URS, të njëjtat për disa ditë kanë kryer masakra në Srebrenicë dhe rrethinë, duke vrarë e masakruar mbi 8,000 burra, djem dhe të mitur boshnjakë.
Kurse, pika e katërt thotë se, “ndjen dhe shprehë pikë pikëllimin e thellë për njerëzit e pafajshëm që kanë pësuar në gjenocidin e Srebrenicës, gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ju shpreh ngushëllime anëtarëve të mbijetuar të familjeve”.