Rama voton kundër BE dhe OSBE, Basha: Harbutëri në dëm të shqiptarëve

Kryetari i PD, Basha ka reaguar në lidhje me votimin për kreun e ri të AMA-s kundër kërkesave të BE dhe OSBE. Basha shkruan se kryeministri Edi Rama, ka hedhur poshtë thirrjen e BE për ta shtyrë votimin për në muajin shtator.

Ai e cilëson këtë hap të qeverisë, jo si një forcë, por harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve të Shqipërisë. Ai thotë ndër të tjera, se sapo BE dhe OSBE, kërkojnë për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, kryeministri, zgjedh të bëj të kundërtën.

Postimi i Lulzim Bashës:

“E ka fajin Europa” llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë.

Por sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkuan BE dhe OSBE, zgjedh të bëjë të kundërtën,duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA.

Kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë”.

Artikulli paraprakPD: KAS shkel ligjin e dekriminalizimit, merr në mbrojtje kryebashkiakun që fshehu dënimin me 3 vjet burg
Artikulli tjetërBasha takon delegacionin e Kongresit Pan-Shqiptar: Rritje e bashkëpunimit dhe kontributit të shqiptaro-amerikanëve