Tenderi 25 milionë euro, SPAK arreston drejtoreshën, por jo ministrin që e urdhëronte

Operacioni i kryer nga SPAK coi në pranga 8 zyrtarë dhe një në arrest shtëpie. Ai është bërë në lidhje me abuzimin me tenderin e uniformave të policisë me vlerë 27 milionë euro.

Mes të arrestuarve është edhe ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari

Ajo u shkarkua nga kjo detyrë më 2 korrik, vetëm një javë më parë.

Urdhër arresti janë lëshuar po ashtu edhe për Kreshnik Bejkajn, Ani Omurin, Klevis Hasanin, Anisa Bogdanin, Flutura Çekrezin, Fatmir Demnerin, Gëzim Mingajn dhe Mariglen Buzalin. Po ashtu SPAK ka kryer kontrolle edhe në banesat e të arrstuarve.

Deputetët  Myslim Murrizi dhe Halit Valteri kallëzuan në SPAK, më 3 gusht të 2020, tenderin e Ministrisë së Brendshme për uniformat  e policisë me vlerë prej 27 milionë eurosh.

Sipas tyre tenderi i ishte dhënë një kompanie gërmimesh që nuk kishte lidhje me rrobaqepësinë, duke i kërkuar SPAK që të hetojë.

Artikulli paraprakJa pse Vrima e Zezë e vjedhjes është Rama dhe Narkoqeveria e tij!
Artikulli tjetërBasha: Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit