Basha: Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjës për korrupsion dhe paralajmërimin që Rama u detyrua t’i jepte të zgjedhurve të tij, që të mos bëhen objekt i SPAK-ut.

“Shqiptarët e dinë që Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit. Dy gjëra janë të qarta, së pari që ky regjim është i korruptuar deri në palcë dhe së dyti që peshku qelbet nga koka”, shkruan Basha në një postim në Facebook.

Artikulli paraprakTenderi 25 milionë euro, SPAK arreston drejtoreshën, por jo ministrin që e urdhëronte
Artikulli tjetërVjedhjet skandaloze të Llesh-kimikut me tenderin e këpucëve të policisë