Ndahet nga jeta qëndrestari ndaj diktaturës, Uran Kostreci

Kush është Uran Kostreci!

Lindi më 1938, në Sarandë. Arrestuar 5 gusht 1961. Më 28 tetor 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi ‘për tradhti ndaj atdheut’, e mbetur në tentativë, me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet.

Më 28 qershor 1973, Gjykata e Matit, e dënoi ‘se ka fyer përfaqësuesin e pushtetit’ dhe se ka bërë ‘agjitacion e propagandë’, me 8 vjet burg. Kreu gjithsej 20 vjet burg, u lirua më 13 qershor 1981.

Pas burgut bëri 5 vjet internim, 1983-1988 në fshatin Kurtaj të Peqinit, ku u dënua me 3 vjet burg për largim pa leje nga internimi. Ka filluar të shkruajë poezi që në gjimnaz, por nuk mundi të botohej për arsye biografie.

Botimet e para i ka filluar pas rënies së regjimit komunist në shtypin e përditshëm. Ka botuar disa vëllime poezi dhe një novelë. Ndër më të njohurat është poema ‘Epopeja e karkalecave’, të cilën e shkroi në vitet e burgut të Burrelit dhe mundi ta nxirrte që aty sepse e mësoi përmendësh.

Artikulli paraprakÇfarë paralajmëron kërkesa e PD për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë dhe Srebrenicë?
Artikulli tjetërBasha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Uran Kostrecit: I bëri regjimit komunist qëndresë me poezitë e tij