Vlorë, dhunohet gjyqtari brenda gjykatës

Dhunohet gjyqtari brenda ambienteve të Gjykatës së Vlorës, arrestohen 3 vëllezërit.

Gjyqtari i dhunuar është Arqile Basho. Kurse të arrestuarit janë: Myslym Myslimi, Fatosh Myslimi dhe Elmaz Myslimi.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit M. M., 60 vjeç, F. M., 62 vjeç dhe E. M., 64 vjeç (vëllezër), të tre banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, në ambientet e brendshme të Gjykatës, kanë kundërshtuar me dhunë, shtetasin A. B., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë”, njofton Policia.

Artikulli paraprakSi rriti shpenzimet Qeveria në 6 mujorin e parë të këtij viti, 30 miliardë lekë më shumë se gjatë krizës
Artikulli tjetërShoqata e Bizneseve thirrje qeverisë: Po përballemi me vështirësi ekonomike për shkak të pandemisë, të shtyhet ora policore