Përmbytjet në Gjermani/ Frikë për vërshime të reja, digat po tejmbushen

Në Gjermani ka frikë për vërshime të reja të premten për shkak të shpërthimit të ujit në një digë dhe parashikimit për reshje.

Diga afër kufirit me Belgjikën, “Rurtalsperre”, është vërshuar gjatë natës, ndërsa diga “Steinbachtalsperre”, është në gjendje të paqëndrueshme. Disa diga tjera gjithashtu janë stërmbushur.

Deri më tani, nga vërshimet janë konfirmuar 81 viktima e mbi 1.000 të zhdukur. Shifra e të vdekurve është më e larta nga një katastrofë natyrore në Gjermani që nga viti 1962, kur vërshimet nga Deti i Veriut kishin lënë të vdekur rreth 340 persona.

Në një fatkeqësi tjetër më 1998, nga përplasja e një treni të shpejtë kishin vdekur 101 njerëz, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Nga vërshimet përgjatë shtratit të Lumit Elbe më 2002, kishin vdekur 21 persona në Gjermani dhe mbi 100 të tjerë në rajonin e Evropës Qendrore.

Malu Dreyer, kryeministre e rajonit perëndimor, Rheinland-Pfalz, tha se infrastruktura është shkatërruar plotësisht dhe se procesi i rindërtimit do të marrë shumë kohë e mjete financiare.

“Vuajtja vetëm po vazhdon të shtohet”, tha zonja Dreyer për televizionin gjerman, ZDF, duke shtuar se mbi 50 njerëz kanë vdekur nga vërshimet vetëm në rajonin që e udhëheq ajo.

Gjermania2 1 600x360 1

Artikulli paraprakSi u arrit marrëveshja mes Messit dhe Barcelonës
Artikulli tjetërRonaldo vendos të qëndrojë te Juventusi