Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Adriana Kalaja, ka reaguar sot, menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese, ka zbardhur vendimin për çështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar.
Kalaja i ka bërë thirrje SPAK-ut që të vazhdojë të hetojë të gjitha kallëzimet penale.
Adriana Kalajakritikoi ashpër kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe kryeministrin Rama, duke u shprehur se vendimi nuk është ‘fitore e pjesshme’ siç e kanë quajtur ata më parë, kur dhe doli vendimi paraprak, por një fitore totale dhe e plotë.
Kalaja nuk kurseu as një grup të shoqerisë civile, që sipas saj po mundohen ta shfokusojnë vendimin e GJK dhe po përpiqen ta kalojnë procesin në administrativ. Gjyqtarja i paralajmëroi që do të përballen me ligjin.
“Përshëndetje të dashur miq, mbështetës, ndjekës të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe ju qëndrëstarë të cilët për asnjë moment nuk u shkëputet nga protesta, nga kauza, por mbi të gjitha nga besimi se mbrojtja e teatrit është një e drejtë kushtetuese dhe se kjo e drejtë një ditë do të vihej. Sapo morëm në GJK vendimin e zbardhur të trupit gjykues. Pamë në momentet e para, i pëlqen apo jo pushtetit, kjo është një fitore e plotë e teatrit mbi pushtetin, dhunën dhe makabritetin. Kjo është një fitore e plotë, dhe jo e pjesshme sicc mendon kryetari i Bashkisë dhe të gjithë zbvarranikët e tij apo Kryeministrit. Kjo fitore përveccse na jep stimul shumë të madh për ta vazhduar betejën deri në fund, kjo është një orientim i qartë për SPAK për mënyrën si duhet të vazhdojnë me procedimin e të gjithë kallzimeve penale që ne kemi bërë në SPAK. GJK ka bërë një analizë brilante.
Më në fund , GJK u ngrit në nivelin e detyrës, pavarësisht ndërhyrjes së pushtetit apo ndërkombëtarëve. Dha një vendim të drejtë pro teatrit. Kisha dy thirrje në emër të atyre që vazhdojnë të luftojnë për kauzën e teatrit. Së pari i bëj thirrje kryetarit të bashkisë, të ulët ta studiojë mirë vendimin e GJK dhe të mos guxojë të bëhet pengesë e këtij vendimi, sepse kjo përbën vepër penale. I bëj thirrje një grupi të shoqerisë civile të paguar nga pushteti, që të heqin dorë nga përpjekjet për të shfokusuar vendimin e GJK, për ta hequr si proces kushtetues dhe për të vijuar në proces administrativ. I bëj thirrje se do të përballen me ligjin. Nesër do të jetë shumë vonë. Ata do të mbahen mend si njerëz me turp që i kanë shërbyer pushtetit. GJK foli. Radhën e ka SPAK. Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte”, u shpreh Kalaja.
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur ditën e sotme vendimin që mori më 2 korrik për rrëzimin ligjor për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar ndërkohë që nuk e shpalli antikushtetuese shembjen e teatrit, duke mos arritur një shumicë prej 5 votash. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar ligjin nr. 37/2018, për negocimin dhe lidhjen e kontratës me një palë private për projektimin dhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Ligji është miratuar në 5 korrik 2018. U kthye për rishqyrtim nga Meta në 27 korrik 2018, por u miratua sërish pa ndryshime nga Kuvendi.