Vlorë/ Pronarët u arrestuan pse protestuan nën tingujt e Himnit Kombëtar, si u liruan në mëngjes

Policia e Vlorës ka liruar punëtorët e lokaleve të Lungomares që u përfshinë në protestën e mbrëmshme me himnin kombëtar.

Protesta e djeshme e bizneseve në Vlorë, përgjatë Lungomares u shoqërua me tensione, pasi policia shoqëroi katër persona, mes tyre edhe një grua.

Pronarët e bizneseve kanë qëndruar për orë të tëra derisa tre personat janë lënë të lirë.

“Nxirrni punëtorët dhe të ikim”, thanë pronarët e bizneseve, të cilët ishin mbledhur pranë komisariatit.

Mbrëmë, të gjitha lokalet në Lungomares në Vlorë në shenjë protestë kundër orës policore pas orës 22:00, në vend të muzikës vendosën Himni Kombëtar.

Screenshot 2021 07 18 231509

Artikulli paraprakVideo/ Policia terror ndaj pronarëve në Vlorë, marrin me dhunë pronaren e një lokali, protestë pas mesnate para komisariatit
Artikulli tjetërShqipëria me përqindjen më të lartë të popullsisë që nuk përmbush nevojat mujore me veshje dhe ushqime