Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin kremtojnë sot festen e Kurban Bajramit. Që herët në mëngjes, mijëra besimtarë ndryshe nga një vit më parë që për shkak të pandemisë faljen e namazit të Kurban Bajramit e kanë bërë në xhami nën masat kufizuese, këtë të martë ato kane falur namazin në sheshin Skëndërbej.
Gjatë faljes së Kurban Bajramit, klerikët myslimanë bënë apel për më shumë paqe, dashuri mes njerëzve dhe ndihmë ndaj personave në nevojë.
Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu në fjalën e tij ka theksuar dhe ka kërkuar më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve.
“Jemi një botë e globalizuar dhe kërkon sa më shumë për të përballuar sfidat. Këtë festë ta përjetojnë sa më mirë, të vizitojnë njëri tjerrin dhe të shpërndajnë sa më shumë dashuri. Të gjithë kryefamiljarët myslimanë që kanë mundësi të presin kurban dhe ta shpërndajnë atyre që kanë nevojë”, ka thënë Spahiu.
Pas faljes besimtarët e pranishëm shkëmbyen mesazhe të shumta urimi ndërmjet tyre.
Ndërkohë e njëjta atmosferë festive ka shoqëruar faljen e Kurban Bajramit në çdo xhami të vendit.
Festa e Bajramit kulmon me kurbanin. Sipas riteve çdo familje myslimane bën kurban një kafshe si shenje treguese e dashurisë për zotin.