Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi Ramën dhe Veliajn për Teatrin

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar është publikuar në Qendrën e Botimeve Zyrtare.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi planin e qeverisë për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Dy javë pasi dëgjoi pretendimet e palëve, gjykata vendosi të shpall si antikushtetues ligjin special që qeveria miratoi në vitin 2018, nga ku nisi edhe rrugëtimi për shembjen e godinës nën argumentin e ndërtimit të Teatrit tëri kombëtar.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se ligji cenon lirinë e veprimtarisë ekonomike, parimin e shtetit të së drejtës në drejtim të procesit të vlerësimit të identitetit dhe të trashëgimisë kombëtare nga institucionet përkatëse si dhe parimin e decentralizimit dhe të autonomisë vendore të sanksionuar në nenin 13 të Kushtetutës.

Qeveria i hapi rrugë shembjes së godinës duke e kaluar pronësinë e Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës tek Bashkia e Tiranës. Edhe kjo VKM u rrëzua nga trupa, duke e cilësuar atë si antikushtetuese.

Artikulli paraprakParalajmërimi i frikshëm i OBSH: 100 mijë vetë do vdesin nga Covid-19 deri në fund të Lojrave Olimpike
Artikulli tjetërSfida e vetme dhe e vërtetë e PD