Shpërthen pusi i naftës në Patos, rrezikohen banesat

Një pus nafte është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Patos, fatmirësisht pa lëndime në njerëz.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Dukas, shumë pranë shtëpive të banimit, ndërkohë që tymi dhe era e keqe kanë pushtuar të gjithë zonën.

Mësohet se falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve është bërë e mundur fikja e zjarrit duke mos lejuar përhapjen e flakëve, në banesat përreth.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërSi mashtroi Rama për 110 milionë eurot e Becchettit, kamata rritet për çdo vonesë në shlyerje