Katër persona janë vënë në pranga dhe tetë të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni të zhvilluar prej një viti në vendin tonë, ku një grup personash krijonin biznese fiktive dhe mashtronin klientët me pagesat online.
Në kuadër të operacionit të koduar “PHISHING”, janë arrestuar dy shqiptarë dhe dy kamerunas të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kishin organizuar një skemë mashtrimi online, ku kanë marrë miliona euro. Të arrestuarit janë Donald Anu 34 vjeç alias Ugochukëu nga Kameruni, Emmanuel Emereibenu 39 vjeç nga Nigeria dhe Marie Goufan 31 vjeçe nga Kameruni, banuese në Tiranë, Fatbardh Danja 40 vjeç, banues në Tiranë dhe Xhentil Kupe 54 vjeç, banues në Tiranë.
Në një konferencë për mediat drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka dhënë detaje në lidhje me funksionimin e kësaj skeme mashtrimi ku të arrestuarit dhe 8 të tjerët e shpallur në kërkim ndërhynin në sistemet elektronike të kompanive të ndryshme dhe mashtronin klientët e tyre.
Të arrestuarit dhe bashkëpunëtorët e tyre arrinin që të futeshin në sistemin kompjuterik dhe rrinin në heshtje deri në momentin që kanë parë kërkesa specifike në lidhje me fonde ose pagesa të ndryshme. Sapo konstatonin ndonjë kërkesë të tillë ato kontaktonin klientin, duke marrë rolin e subjektit pritës të fondeve, duke i informuar ata se detajet bankare të kompanisë kanë ndryshuar dhe duke kërkuar që ata të transferojnë fondet në llogarinë e re.
Ata duke qenë në brendësi të komunikimeve kanë qenë në gjendje të prodhojnë një mesazh të postës elektronike me pamje të njëjtë me të vërtetin. Që kjo skemë të funksiononte, këta shtetas kishin hapur subjekte tregtare fiktive dhe në shumë raste me dokumente të falsifikuara të krijuara nëpërmjet pajisjeve elektronike, por dhe llogari bankare me dokumente të falsifikuara si administratorë subjektesh.
“Subjektet që janë verifikuar deri më tani si subjekte tregtare fiktive dhe të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe që më pas në emër të tyre janë hapur numra llogarish bankare janë:
CONNECTA INTERCONTINENTAL SHPK
ËORLDËIDE GO LTD
ËORLDËIDE TRADING LIMITED
AFRICAN-ALBANIAN COMERCE
KËOK TANG SHPK,
KRACO LIMITED SHPK
MICHAEL ODYLON LAGMON ROMERO SHPK
PILATUS AIRCRAFT LTD SHPK
TANG KËOK YUE SHPK
LEKLIFARM GLOBAL sh.p.k
MAIBOM GBMH
HORTIFEEDS
TEST FUCHS GBMH
GS ECOMETAL CO LTD
ECI PHARMACEUTICALS LLC
AGNES KATBETH KREIMER
XHENTIL KUPE
Deri tani janë evidentuar subjekte që kanë rënë pre e këtij mashtrimi nga vende të ndryshme të botës dhe më saktësisht nga:
SHBA
GJERMANI
ANGLI
TURQI
BELGJIKË
ZVICËR
FINLANDË
LITUANI
FILIPINE
Po ashtu janë evidentuar llogaritë bankare të hapura në bankat e nivelit të dytë dhe në bashkëpunim të ngushtë me këto banka janë mbajtur në kontroll transaksionet e kryera nga këta shtetas nëpërmjet kompanive fiktive të krijuara prej tyre, me qëllim dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Vlerat monetare të evidentuara dhe të dyshuara si të ridrejtuara si pasojë e kësaj skeme kriminale janë rikthyer tek subjektet që i kanë dërguar ato duke minimizuar dëmin dhe viktimat e mundshme.
Deri më tani dyshohet se këta shtetas kanë ushtruar aktivitetin e tyre kriminal për një periudhë të gjatë kohore prej rreth 2 vjetësh dhe së bashku me shtetas të paidentifikuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mund të kenë kryer mashtrime të pagesës nëpërmjet postës elektronike në një shumë prej rreth 4.000.000 eurosh”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 1 automjet i markës Huyndai, 3 pajisje kompjuterike laptop, 11 telefona celularë, 20 karta SIM, 2 pajisje kompjuterike tablet, 3 vula subjektesh, 8 karta krediti/debiti , 9 karta memorie , pajisje të tjera elektronike ndihmëse etj dhe dokumente të ndryshme si vërtetime bankare, fatura bankare, fotokopje pasaportash shtetasish shqiptarë e të huaj, ftesa për leje qëndrimi, kontrata të ndryshme noteriale, prokura përfaqësimi etj.