Kush është pronari që vrau veten në dyqanin e tij

Arjan Asllani, 47 vjeç, i dha fund jetës ditës së sotme brenda dyqanit të tij të suvenirëve. Ngjarja ka ndodhur në Fier, ndërsa Asllani njihej si një person tepër i qetë në zonë dhe askush nuk di të tregojë përse e ndërmori aktin ekstrem.

47 vjeçari së fundmi e kishte vënë në shitje dyqanin e tij, ndërsa vetëvrasja ka ndodhur në një kohë kur kishte lëvizje të shumta njerëzish.

Arjan Asllani është vetëvrarë brenda dyqanit të suvenireve. Ai prej vitesh merrej me tregtinë e suvenirëve, por kohët e fundit e kishte vënë dyqanin në shitje.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:10, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier, shtetasi A. A., 47 vjeç, banues në Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në dyqanin e tij suvenir.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakKampionë dhe intelektualë
Artikulli tjetërMjeku humb jetën teksa po vizitonte një të sëmurë