Kërcet arma në Fier, një i plagosur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier.Në fshatin Ngjeqar, Roskovec, pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi E. H., 40 vjeç. Policia tha se ka shpallur në kërkim autorin.

Njoftimi

Fier/Plagosi me armë zjarri në këmbë një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Në fshatin Ngjeqar, Roskovec, pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi E. H., 40 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spitalin e Fierit, u largua për në banesë.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit U. S., 50 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij.

Artikulli paraprakFondet e Rindërtimit/ Rama-Veliaj pasurojnë klientët, kompania e Gjicit e para në listë, përfiton 1.35 miliardë lekë
Artikulli tjetër“A do të hapen negociatat këtë vit”? Ambasadori i Gjermanisë: Nuk varet nga ne…