Futbollisti shqiptar transferohet në Japoni

Benjamin Kololli është pjesë e Shimizu S-Pulse. Është klubi që ka njoftuar për transferimin e mbrojtësit shqiptar, si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata në qershor me FC Zurich.

Shimizu S-Pulse përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ka bërë të ditur se futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka nënshkruar kontratë deri më 2024 me klubin japonez.

Ai thotë se, mezi pret që të luajë në kampionatin e Japonisë.

“Jam shumë i ngazëllyer dhe mezi pres t’i takojë tifozët në stadium dhe të luaj me këtë ekip, me këtë uniformë të bukur portokalli”, u shpreh Kololli për faqen zyrtare.

“Jam i lumtur që gjendem këtu, në Japoni. Jam i interesuar për kulturën këtu, ushqimin japonez, kështu që me të vërtetë mezi po pres”.

Artikulli paraprakPronari i kompanisë së ndërtimit i arrestuar në Malin e Zi për trafik droge, Pjerin Ndreu i jep tender 700 mijë euro
Artikulli tjetërXhaferaj: Dy pyetje për Edi Ramën, Maketi i Portit të Durrësit, apo lavatriçja e parave të ndotura të Rilindjes?