Përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit në Prishtinë

Në stadiumin e Prishtinës është bërë sot inaugurimi i shtatores së ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ish-futbollistit të famshëm, Fadil Vokrri.

Vokrri, njeriu më meritor për pranimin e Kosovës në shtëpitë e futbollit botëror dhe evropian (FIFA dhe UEFA), vdiq tragjikisht në qershor të vitit 2018, vetëm dy vjet pasi e jetësoi ëndrrën e kosovarëve, raporton Gazeta Express.

Shtatorja e tij u punua vitin e kaluar dhe ishte paraparë të përurohej në fund të tetorit të kaluar, në mandatin e ish-ministres Vlora Dumoshi.

Menjëherë pas ceromonisë së zbulimit te shtatores, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore.

Aty do do të përballën veteranët e Kosovës dhe te Shqipërisë edhe po ashtu edhe skuadra Prishtina 1991 dhe Llapi.

vokrri

Artikulli paraprakNjë histori me të parën gazetare në RD
Artikulli tjetërGjuhëtarët në protestë kundër bunkerizimit të Akademisë së Shkencave nga Gjinushi