Të shtëna armësh në një lokal në Tiranë, dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në një lokal në Tiranë. Sipas burimeve, të plagosur nga atentati i ndodhur kanë mbetur shtetasit Altin Gjoka 32 vjeç, i cili ka marrë një plumb në shpatull dhe Jetmir Marashi 28 vjeç, që është qëlluar në gjoks. Dy të rinjtë janë transportuar në spital, ndërsa Marashi është në gjendje të rëndë për jetën.

Autori është identifikuar dhe tashmë është shpallur në kërkim nga autoritetet. Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi ngjarja, në rrugën “Todi Shkurti”, pranë Qytetit Studenti në kryeqytet.

Ndërkohë, policia e Tiranës ka dalë në një informacion paraprak në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në mbrëmje, ku sipas njoftimit bëhet më dije se janë plagosur dy persona.

Ndërsa po bëhet i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes. Personat që janë plagosur janë identifikuar si Jetmir Marashi dhe Altin Gjoka.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprakTifozët nuk e duan Pogba te PSG: “Duhet ta dëgjosh nënën…”
Artikulli tjetërFërkimi i makinave, zbulohet shkaku i atentatit në Tiranë, një nga të plagosurit në gjendje kritike